BOMBULA TЁ VOGLA PRESIONI - GAZ NЁ BOMBULA TЁ VOGLA
Gazet e pastra dhe përzierjet e gazeve zakonisht transportohen në bombula prej 10 ose 50 litrash me presion të lartë mbushjeje. Por për disa aplikime nevojiten vetëm sasi të vogla të gazeve; Megjithatë, ka shumë raste ku për prova ose matje, kërkohen vetëm sasi shumë të vogla të gazeve. Gazi i mbetur në bombul mbetet i papërdorur ..
Sidomos për kontrollimin e sensorëve të fiksuar për monitorimin e ajrit të ambientit bobmulat e mëdha janë shpesh shumë të vështira për t'u përdorur. Për këtë qëllim Messer ka zhvilluar një gamë produktesh për punë të sigurt dhe të lehtë në vendndodhjen e punës - CANgas.
Programi standard mbulon gazet e pastra si edhe përzierjet e gazeve për testime për disa qëllime. Qoftë për kalibrimin ose testimin e sensorëve për monitorimin e ajrit të ambientit në zona të rrezikshme ose në vendin e punës, qoftë për testimin e pajisjeve matëse për emetimet e shkarkimeve të makinave, gazet që kërkohen për kalibrim mund të transportohen lehtësisht në bombula të vogla praktike presioni.
Avantazhet e bombulave të vogla nën presion janë:
· të vogla, të lehta dhe praktike
· mund të ruhen pothuajse kudo
· nuk ka asnjë problem për transportin
· përdorimi i tyre nuk mund të ishte më i thjesht
BOMBULA TЁ VOGLA GAZI PREJ ÇELIKU & MADHЁSI ME POROSI
n a po flasim për bombula Buse ??
SISTEMET E DUHURA TЁ FURNIZIMIT
Për tërheqjen e sigurt të gazeve nga bombulat e gazit të kompresuar, presioni i mbushjes duhet të zvogëlohet në presionin e dëshiruar të punës. Për bombula të vogla presioni dhe bombula të vogla gazi prej çeliku ne ofrojmë ventila të përshtatura dhe rregullimin e presionit.
Për më shumë informacione shkarkoni fletëpalosjen përkatëse ose kërkoni një bisedë me një nga ekspertët tanë