FURNIZUES I GAZEVE INDUSTRIALE
Pavarësisht nëse po kërkoni për gaze industriale në Tiranë, Vlorë, Fier apo në Korçë – ju mund të merrni gazet nga një distributor vendas (klikoni këtu për të parë se ku ndodhen distributorët tanë ose këtu për të shkarkuar aplikacionin e magazinave për konsulencë në rrugë) ose të zgjidhni një nga opsionet për të lëvruar produktet menjëherë në objektet tuaja të prodhimit.
GAZET INDUSTRIALE LEHTЁSOJNЁ OPTIMIZIMIN
Në prodhimin industrial, gazet industriale janë po aq të rëndësishme sa uji dhe energjia elektrike. Vetitë e tyre specifike dhe mënyra e përdorimit të tyre sigurojnë më shumë efikasitet, siguri dhe kosto - efiçencë në shumë procese. Gazet industriale gjithashtu luajnë një rol vendimtar për sa i përket cilësisë së produktit.
Ndër gazet më të përdorura industriale janë acetileni, argoni, dioksid i karbonit, oksigjeni, azoti dhe hidrogjeni. Messer gjithashtu ofron përzierje të këtyre gazeve për aplikime speciale.
GAZE INDUSTRIALE QЁ PЁRDOREN NЁ SALDIM
Teknologjia e saldimit përfshin mbi 100 metoda të ndryshme (sipas DIN EN 4063). Messer tregton gamën e tij të gazeve mbrojtës në një sistem të strukturuar qartë nën emrat e markave të standardizuara të korporatave bazuar në lëndën e parë që përpunohet:
Ferroline - Gaze mbrojtës për çeliqe të thjeshta dhe çeliqe të lidhura me përqindje të ulët
Inoxline - Gaze mbrojtës për çeliqe të lidhura me përqindje të lartë dhe lidhje me bazë nikeli
Aluline - Gaze mbrojtës për alumin dhe metale me ngjyra (metale që nuk përmbajnë hekur)
Për më shumë informacion, ne ju referojmë te faqja jonë të gazeve të saldimit. Mos hezitoni të merrni më shumë informacion mbi gazet duke shkarkuar broshurat në faqen e gazeve të saldimit, duke plotësuar formularin, duke kontaktuar nëpërmjet e-mailit ose telefonit personin përkatës të kontaktit në shoqërinë Messer.
GAZE TЁ NDEZSHЁM SI ACETILENI
Acetileni është një gaz i ndezshëm me performancë të lartë i prodhuar në mënyrë tradicionale, përmes reagimit të karbidit të kalciumit me ujin.
Acetileni ka një gamë të madhe aplikimesh: p.sh. teknologjia oxyfuel, saldimi, prerja, pastrimi me flakë, spërkatja me flakë ose gdhëndja me flakë. Për më shumë informacion në lidhje me produktet e zgjedhura, ju lutemi kontrolloni fletët e të dhënave të produkteve tona:
Acetilen teknik
Acetileni 2.6
Për më shumë informacion, ne ju referojmë te faqja jonë për ACETILENIN. Mos hezitoni të merrni më shumë informacion mbi gazet duke shkarkuar broshurat në faqen e gazeve të saldimit, duke plotësuar formularin, duke kontaktuar nëpërmjet e-mailit ose telefonit personin përkatës të kontaktit në shoqërinë Messer.
GAZET E ATMOSFERЁS SI ARGONI
Argoni është një gaz inert dhe kjo është karakteristika më e rëndësishme kimike që ka, e cila e bën atë një gaz ideal mbrojtës- madje edhe në temperaturat e larta që hasen zakonisht në metalurgji dhe saldimin me hark.
Për më shumë informacion në lidhje me produktet e zgjedhura, ju lutemi kontrolloni fletët e të dhënave të produkteve tona:
Argon për saldim
Argon 5.0
Argoni 6.0
Për më shumë informacion, ne ju referojmë te faqja jonë për ARGONIN. Mos hezitoni të merrni më shumë informacion mbi gazet duke shkarkuar broshurat në faqen e gazeve të saldimit, duke plotësuar formularin, duke kontaktuar nëpërmjet e-mailit ose telefonit personin përkatës të kontaktit në shoqërinë Messer.
GAZE INERTE SI HELIUMI
Vetitë e veçanta të heliumit e bëjnë të domosdoshëm për shumë aplikime - për shembull, si një gaz që përdoret për të ngritur balona dhe anije fluturuese, si një gaz mbrojtës në saldim, si një gaz që përdoret për gjurmim për zbulimin e rrjedhjeve ose si një gaz mbrojtës në kromatografinë me gaz.
Për më shumë informacion në lidhje me produktet e zgjedhura, ju lutemi kontrolloni fletët e të dhënave të produkteve tona:
Helium 4.6 - 6.0
Për më shumë informacion, ne ju referojmë te faqja jonë për HELIUMIN. Mos hezitoni të merrni më shumë informacion mbi gazet duke shkarkuar broshurat në faqen e gazeve të saldimit, duke plotësuar formularin, duke kontaktuar nëpërmjet e-mailit ose telefonit personin përkatës të kontaktit në shoqërinë Messer.
DIOKSIDI I KARBONIT
Vetitë e veçanta të dioksidit të karbonit përfshijnë të qenurit një gaz inert dhe tretshmërinë e tij të lartë në ujë. Dioksidi i karbonit i jep pijeve freskinë e tyre të gazuar, përdoret në trajtimin e ujit të pijshëm dhe ofron një alternative për acidet agresive për neutralizimin e ujërave të ndotura. Në gjëndje kriogjenike, të lëngshme dhe të ngurtë, CO2 shndërrohet në akull të thatë, i cili është i përshtatshëm për t’u përdorur si ftohës ose si mjet pastrimi (për shpërhtim me akullit të thatë).
Për më shumë informacion, ne ju referojmë te faqja jonë për DIOKSIDIN E KARBONIT. Mos hezitoni të merrni më shumë informacion mbi gazet duke shkarkuar broshurat në faqen e gazeve të saldimit, duke plotësuar formularin, duke kontaktuar nëpërmjet e-mailit ose telefonit personin përkatës të kontaktit në shoqërinë Messer.
GAZET E ATMOSFERЁS SI OKSIGJENI
Vetia më e rëndësishme e oksigjenit është reaktiviteti i tij. Ka shumë pak elementë me të cilët oksigjeni nuk do të reagojë. Proceset e oksidimit dhe djegies përshpejtohen ndjeshëm në një atmosferë të pasuruar me oksigjen, në krahasim me ajrin normal. Kjo veti e bën oksigjenin të domosdoshëm për metabolizmin e shumë organizmave, dhe kjo është arsyeja pse përdoret në një numër të madh aplikimesh për trajtimin e ujit dhe teknologjinë mjedisore.
Oksigjeni shitet në cilësi të ndryshme si psh
Oksigjen teknik
Oksigjeni 3.5
Oksigjeni 5.0
GAZET E ATMOSFERЁS SI AZOTI
Në industri dhe fushën e kërkimit, N2 përdoret si ftohës ose si gaz inert. Pas përdorimit, kthehet në atmosferë i pandryshuar.
Për më shumë informacion, ne ju referojmë te faqja jonë për AZOTIN. Mos hezitoni të merrni më shumë informacion mbi gazet duke shkarkuar broshurat në faqen e gazeve të saldimit, duke plotësuar formularin, duke kontaktuar nëpërmjet e-mailit ose telefonit personin përkatës të kontaktit në shoqërinë Messer.
GAZE TЁ NDEZSHЁM SI HIDROGJENI
Hidrogjeni përdoret si gaz i ndezshëm për aplikime speciale dhe si gaz mbrojtës në trajtimin e nxehtësisë, teknologjinë ushqimore dhe industrinë e elektronikës. Përçueshmëria e lartë termike e hidrogjenit gjithashtu e bën atë të përshtatshëm për t’u përdorur si gaz ftohës - për shembull, për gjeneruesit e energjisë.
Hidrogjeni shitet në cilësi të ndryshme si:
Hidrogjeni teknik
Hidrogjen 5.0
Hidrogjen 6.0
Për më shumë informacion, ne ju referojmë te faqja jonë për HIDROGJENIN. Mos hezitoni të merrni më shumë informacion mbi gazet duke shkarkuar broshurat në faqen e gazeve të saldimit, duke plotësuar formularin, duke kontaktuar nëpërmjet e-mailit ose telefonit personin përkatës të kontaktit në shoqërinë Messer