Pajtueshmëria e biznesit, pajtueshmëria me rregulloret në fuqi, aktet e brendshme dhe standardet në biznesin e shoqërisë
Messer Albagaz Shpk, si nga shoqëritë e Grupit Messer, ka pranuar dhe zbatuar në punën e saj Sistemin e Menaxhimit të Pajtushmërisë (CMS) i vlefshëm për të gjitha shoqëritë brenda Grupit Messer.
Sistemi i menaxhimit të pajtueshmërisë është një koncept organizativ që nënkupton menaxhim aktiv dhe të përgjegjshëm të shoqërisë me një shkallë të lartë integriteti, respekt për diversitetin dhe respekt për të gjitha rregulloret pozitive dhe aktet e brendshme, biznes të drejtë dhe të besueshëm, i cili ka një rëndësi të madhe për ne.
Parimet dhe vlerat bazë të konceptit organizativ përmblidhen në Kodin e Sjelljes së Messer-it, i cili bazohet në dhjetë parimet e Paktit Global të Kombeve të Bashkuara, të cilat kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, standardet e punës, mbrojtjen e mjedisit dhe parandalimin e korrupsionit.
Përveç Kodit të Sjelljes, ekzistojnë Udhëzime të Përgjithshme dhe politika individuale që rregullojnë menaxhimin dhe funksionimin e departamenteve përkatëse në çdo shoqëri të Grupit Messer në një mënyrë të unifikuar, sipas rastit, duke marrë parasysh rregulloret vendore.
Ne presim që të gjithë punonjësit të veprojnë në përputhje me Kodin e Sjelljes së Messer. Në rast dyshimi për korrektësinë e sjelljes, është e mundur të kontrollohet përmes Testit të Integritetit.
Ne gjithashtu presim që partnerët tanë të biznesit të ndajnë të njëjtat vlera, përgjithësisht të pranuara, të përfshira në Kodin e Sjelljes për Partnerët e Biznesit. Respektimi i vlerave të mësipërme dhe i të gjitha standardeve të biznesit të mirë dhe të drejtë kontribuon në të qenit krenarë për shoqërinë tonë, për të qenë një punëdhënës dhe partner biznesi i besueshëm dhe në të njëjtën kohë një anëtar i përgjegjshëm i shoqërisë.
Ne vlerësojmë përkushtimin, profesionalizmin dhe shpirtin sipërmarrës të punonjësve tanë, duke respektuar rregulloret dhe rregullat e biznesit të mirë. Ne i kushtojmë vëmendje vlerësimit të riskut, trajnimit dhe parandalimit, si dhe zbulimit të parregullsive të mundshme, raportimit dhe reagimit në kohë në drejtim të eliminimit ose uljes së dëmit prej tyre.
Në këtë mënyrë, ne kontribuojmë në reputacionin e mirë dhe suksesin e shoqërisë dhe Grupit Messer, duke ruajtur dhe përmirësuar pozicionin e tyre në treg.
Për të arritur pajtueshmërinë e biznesit dhe për të ofruar mbështetje menaxheriale në zbatimin e konceptit të pajtueshmërisë, Messer Albagaz Shpk ka emëruar një përgjegjës vendor për pajtueshmërinë, ndërsa në nivelin e Grupit nga korporata është emëruar një përgjegjës kryesor për pajtueshmërisë që koordinon punën e përgjegjësve vendor për pajtueshmërinë në shoqëritë e Grupit Messer.
Vladimir Vladimirov,
Administrator
Dr.Elton Musa ,
Përgjegjës i Departamentit Ligjor dhe Përgjegjës për Pajtueshmërinë
Raportet për shkelje të pajtueshmërisë:
Nëse mendoni se shoqëria ose një nga punonjësit e saj mund të ketë shkelur rregulloret në fuqi ose Kodin e Sjelljes së Messer-it, mund të raportoni shkeljen me email: elton.musa@messer.al
Ju mund t'i gjeni udhëzimet e Grupit Messer për raportimin e shkeljeve të pajtueshmërisë në: www.messergroup.com dhe raportoni në: adresën e-mail: compliance@messergroup.com ose nëpërmjet faqes së internetit www.messer.ethicspoint.com