Ftohës R744 si alternativë miqësore me mjedisin

Ftohës CO2 (dioksid karboni)

Ftohës R744 si alternativë miqësore ndaj klimës me kapacitet ftohës me volum shumë të lartë për sa i përket rrjedhës

Ftohës R744 me shumë përparësi

Me ftohësin dioksid karboni (R744), në treg ekziston një alternativë shumë miqësore me mjedisin që po përdoret gjithmjë e më shumë. Si një gaz jo i ndezshëm, pa erë, jo korroziv dhe jo ndotës i ujit, kimikisht i qëndrueshëm (vetitë R744) ai kombinon shumë përparësi. R744 ka një GWP (potenciali i ngrohjes globale) 1 dhe ODP (potenciali i shkatërrimit të ozonit) është zero. Është edhe më i lirë në krahasim me ftohësit e tjerë dhe duke qenë një substancë e natyrshme në atmosferë, është, në parim, e disponueshme në sasi të pakufizuara. R744 ka një kapacitet ftohës shumë të madh për sa i përket rrjedhës, prandaj përdoret si ftohës me cilësi të lartë në sektorë dhe degë të shumta industriale.

Rikuperimi i CO2

CO2 është një përbërës i gazeve të gjeneruar nga proceset e djegies industriale. Për më tepër, CO2 është një produkt anësor i proceseve më të rëndësishme të prodhimit sintetik në industrinë kimike. Shpesh, përqendrimet e CO2 janë shumë të ulëta dhe kjo është arsyeja pse CO2 komercial (për  përdorim tregtar) nxirret nga rrjedhat e gazeve që përmbajnë nivel të lartë të papastërtive kimike,me vëllim të lartë, të pasura me CO2. Burime të tjera të CO2 janë depozitat natyrore në zonat vullkanike ku jepet një përqendrim i lartë.

Specifikimi i R744 - CO2

Për shumicën e aplikimeve teknike, është më se e mjaftueshme një pastërti prej 99.9 %. Në përdorimin si ftohës në industrinë e ushqimit dhe të pijeve, R744 - CO2 duhet të plotësojë kërkesa të veçanta. Nëse përmbajtja e lagështisë është shumë e lartë, mund të formohet acid karbonik dhe ekziston rreziku i korrozionit në qarkun e ftohësit. Gazet jo të kondensueshëm si azoti ose oksigjeni mund të rrisin presionin në kondensator dhe të shkaktojnë dëme. Për këto arsye, Messer rekomandon CO2 me një pastërti prej 99.995 % (CO2 4.5) për përdorim si ftohës R744.

Ku mund të blej R744?

CO2 magazinohet dhe transportohet në formë të lëngshme. Kur blini R744, CO2 është në dispozicion në bombula me kodim të qartë sipas ngjyrave në kapuç për të minimizuar rrezikun e sigurisë. Ventili i kuq është për të nxjerr gazin në gjëndje të lëngët dhe ventili blu për të nxjerr gazin në gjëndje të gaztë. Nga ana tjetër, këto janë të pajisura me kapuç mbrojtës për ta bërë transportin dhe magazinimin më të sigurt. Çmimi për R744 mund të kërkohet individualisht për konsumin përkatës.

 

Gaze speciale

GAZE SPECIALE

A keni standarde të larta? Edhe ne kemi. Gaze speciale nga Messer

Download Files Portlet

You need to log in to access Download Files Portlet.