POROSISNI SHЁRBIMIN E AZOTIT LЁNG
Azoti lëng përdoret në një shumëllojshmëri aplikimesh industriale dhe mjekësore. Ndonjëherë ekziston një nevojë e përpiktë për sasi më të vogla të azotit lëng që zakonisht ruhen në një enë të lëvizshme kriogjenike. Me shërbimin LIN (azot lëng), Messer ofron një paketë komode për furnizimin me azot: Ne e shpërndajmë azotin në sasinë e dëshiruar dhe gjithashtu ne kujdesemi për gjithçka tjetër: sigurimin e enëve dhe pajisjeve të sigurisë, mirëmbajtjen e pajisjeve si dhe trainimin e rëndësishëm të sigurisë për personelin.
FUSHAT E APLIKIMIT PЁR SHЁRBIMIN E AZOTIT LЁNG
MONTIMI I AKSESORËVE ME ANË TË AKOPIMIT DHE APLIKIME TЁ TJERA NЁ INDUSTRI
Azoti lëng përdoret në një gamë të gjerë të proceseve industriale, për shembull për montimin e komponentëve të ndryshëm nëpërmjet ftohjes së shpejt të komponentëve në aplikimet kriogjenike, për ftohjen e makinerive ose plastikave ose të proçeseve.
KRIOTERAPI DHE APLIKIME TЁ TJERA NЁ FUSHЁN MJEKЁSORE DHE LABORATORIKE
Azoti lëng përdoret në laboratorët dhe institutet si një ftohës (refrigerant) i rëndësishëm për ruajtjen afatgjatë dhe miqësore me mjedisin të materialeve mjekësore dhe biologjike si dhe për spërkatjen dhe ngrirjen e kontakteve në krioterapi.
ENЁT “DEWARS” PER RUAJTJEN E AZOTIT LЁNG
Enët “Dewars” janë enë të hapura, pa presion për ruajtjen e lëngjeve kriogjenikë. Azoti lëng transferohet në këto enë për përdorim për aplikimet tuaja.
ENЁ KRIOGJENIKE PЁR AZOT LЁNG
Enët kriogjenikë për gaze të lëngshme, ose sic njihen ndryshme edhe bombula portative për gaze të lëngshëm, janë enë vakumi me dy mure me izolim me shtresa të shumta në hapësirën unazore. Ato janë të projektuara për transport të besueshëm dhe ekonomik dhe ruajtjen e gazeve të lëngshëm në temperatura kriogjenike.
PAJISJET E SIGURISЁ PЁR AZOT LЁNG
Messer do t'ju këshillojë për pajisjet e nevojshme të sigurisë dhe do të bëjë trajnimin për njerëzit tuaj. Azoti lëng është një lëng kriogjenik dhe duhet të trajtohet me kujdes dhe masat paraprake të nevojshme.