Përmbledhje e gazeve për prerje

Gaze për prerje

Prerje me flakë - Prerje me plazma - Prerje me lazer - Gdhendja me flakë - Pastrimi me flakë - Injektim me flakë

Prerje me flakë

Në prerjen me flakë, përbërësi që duhet prerë nxehet në temperaturën e ndezjes në sipërfaqe nga flaka e ngrohjes. Pasi materiali të ketë arritur temperaturën e ndezjes, digjet me anë të një injektimi me oksigjen. Prandaj quhet"prerje me flakë". Meqenëse ky proces i vazhdueshëm është ekzotermik, nuk kërkohet energji shtesë për të ngrohur trashësinë e fletës në tërësi. Flaka e ngrohjes furnizon të gjithë nxehtësinë për ngrohjen e sipërfaqes. Flaka e ngrohjes është e rregulluar në formën e një unaze rreth kanalit të prerjes, në mënyrë që të lejojë që drejtimi i prerjes të ndryshohet pa kthyer hundëzën e prerjes. Prerja me flakë kërkon që temperatura e ndezjes së materialit të jetë më e ulët se temperatura e saj e shkrirjes. Kjo nuk ndodh me çeliqet e lidhura me përzerje më të lartë ose metale me ngjyra, kështu që për prerjen e tyre përdoret procesi i prerjes me plazma ose lazer.

Prerje me plazma

Prerja me plazma është veçanërisht e përshtatshme për çeliqe të lidhura me përqindje të lartë dhe metale me ngjyra me trashësi më të madhe. Harku bashkohet nga presioni i lartë i gazit për prerje. Temperatura jashtëzakonisht e lartë e harkut bën që materiali të shkrihet ose të nxehet në temperaturën e ndezjes. Materiali tani mund të digjet ose shtyhet nga brazda nga gazi  për prerje. Kur kemi trashësi më të vogla, prerja me plazma është inferiore ndaj prerjes me lazer përsa i përket cilësisë së prerjes, por është më ekonomike kur doni të prisni fletë më të trasha metalike. Me anë të prerjes me plazma me rreze të imëta mund të arrihet cilësi veçanërisht e lartë e prerjes.

Prerje me lazer

Në prerjen me lazer, burimi i nxehtësisë është rrezja lazer. Edhe këtu, materiali djgjet ose hidhet jashtë brazdës nga injektimi me gazin për prerje kur ka arritur temperaturën e ndezjes ose ka shkrirë.

Gdhendje me flakë

Gdhendja me flakë ndjek parimin e prerjes me flakë. Ndryshe nga ai proces, përdoret një hundëzë e lakuar për prerjen me flakë. Materiali i djegur (skorja) hiqet nga brazda me anë të injektimit me oksigjen dhe gazet e mbetura nga flaka e ngrohjes. Ky proces është veçanërisht i përshtatshëm për heqjen e saldimeve me defekt.

Pastrim me flakë

Pastrimi me flakë përdoret për pastrimin e sipërfaqeve dhe trajtimin paraprak të betonit dhe çelikut. Aparati për djegjen e bllokut përbëhet nga hundëza të vendosura afër me njëra tjetrën, duke prodhuar një rresht flakësh të vogla ngrohjeje. Aparati për djegjen kalohet direkt mbi sipërfaqen që duhet të pastrohet. Kur pastroni beton (DVS Udhëzimi 0302), ngrohja e çastit e sipërfaqes rezulton në largimin e një shtresë të hollë. Me këtë proces gjithashtu largohet çdo llojë boje, myshku ose papastërti të tjera që mund të jenë të pranishme. Rezultati është një sipërfaqe e pastër që është e përshtatshme për aplikimin e bojrave, suvasë ose veshjeve të tjera.

Kur pastroni materiale prej çeliku, si komponentët me ngjyra dhe ato pa ngjyra (ato që përmbajnë hekur dhe ato që nuk përmbajnë hekur) që ndodhen në sipërfaqe digjen, zvogëlohen ose shkëputen dhe hiqen mekanikisht nga presioni i flakës. Aplikimi përdoret gjerësisht, për shembull, në ndërtimin e anijeve dhe ndërtimin e urave. Megjithatë, kjo lloj pune duhet të kryhet vetëm nga një personel i kualifikuar/i trajnuar në mënyrë të përshtatshme.

Injektim me flakë

Shpimi i sipërfaqeve me anë të flakës përfshin përdorimin e një shtize oksigjeni. Kjo përbëhet nga një tub që është i mbushur me tela çeliku. Një fund i kësaj shtize nxehet në temperaturën e ndezjes ndërsa ana tjetër pastrohet me oksigjen. Si rezultat, shtiza fillon të digjet vetvetiu. Ky mjet tani mund të përdoret për të depërtuar në beton ose çelik. Ky proces rekomandohet gjithashtu për fillimin e prerjes kur përdoret prerja me flakë për fletë më të trasha metalike.

Përmbledhje e gazeve për saldim

GAZE PËR SALDIM

MAG, MIG, TIG dhe gaze mbrojtës për saldim

Download Files Portlet

You need to log in to access Download Files Portlet.

Na kontakoni

Na kontaktoni

zgjidhni veprimin

contact

Form

Forme e re

There has been an error processing your registration. Please double-check the information entered.
Unë i jap Pëlqimin që Messer Albagaz të ruajë dhe përpunojë të dhënat e mia personale.
Unë jap Pëlqimin për të marrë komunikime të tjera nga Messer Albagaz.